Opera Gala! Shfaqja që bën bashkë korin, orkestrën dhe trupën e baletit në TKOB

17/04/2025 15:22

Mbi 150 artistë do të ngjiten në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, në dy mbrëmje GALA.

E konceptuar si një festë shqiptare mes artistëve dhe publikut, si rrallë herë, kjo shfaqje bën bashkë solistët, korin, orkestrën dhe trupën e baletit, nën regjinë dhe koreografinë e Renato Zanellas e dirigjimin e Sergio Alapont.

Është një mënyrë për të celebruar muzikën me të gjithë artistët, me një program shumëngjyrëshe me disa numra muzikor me kompozitor të ndryshëm si Puçini, Strauss, Verdi. Secili shpërfaq idenë e dashurisë në forma të ndryshme”, shprehet  Renato Zanella, regjisor, koreograf.

Dua të nënvizoj fjalën gëzim, filli që na lidh së bashku, që lidh artistët me publikun dhe ky koncept nuk duhet të ndodhë vetëm në shtresat e borgjezisë, por dhe në popull. Ai popull që 125 vite më parë ka mbushur sallat ku është bërë muzikë”, tha Sergio Alapont, dirigjent.

Një spektakël unik, që për dy orë sjell ariet më të dashura të Mozartit, Verdit, Puccinit, Strauss, shoqëruar me koreografitë e përgatitura nga trupa e baleti.

Në 120 minuta shfaqje, artistët premtojnë të emocionojnë publikun, teksa nuk fshehin gëzimin për këtë bashkëpunim.

Opera Gala vjen në 17 dhe 18 prill, si ngjarja më e madhe të pranverës në TKOB.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta