E papritur! Klubi indian nuk e toleron gjestin e Armando Sadikut, ish-sulmuesit të Kombëtares i ndërpritet menjëherë kontrata

15/04/2025 10:39

Në Indi nuk ka pasur “mëshirë” për Armando Sadikun, kjo pas festës së tij të tepruar përpara disa ditësh, kur i tregoi organin gjenital kundërshtarëve pasi shënoi.

Klubi i tij, Goa, ka marrë vendimin për t’i ndërprerë menjëherë kontratën sulmuesit shqiptar, duke e lënë atë pa skuadër.

Sadiku u afrua te Goa në verën e kaluar. Prej thuajse dy vitesh është pjesë e futbollit indian.

33-vjeçari la shenjën e tij te Goa. Ish-lojtari i Kombëtares shënoi dhjetë gola dhe asistoi dy të tjerë, ndërsa mori minuta në 24 ndeshje.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta