350 mijë euro të shpenzuara në baste brenda 6 orëve/ Çfarë zbuluan përgjimet e reja për mesfushorin e Italisë, i përfshirë dhe Florenzi

14/04/2025 16:32

Përgjime të reja kanë dalë në mediat italiane, të cilat tregojnë skandalin e basteve në të cilat janë përfshirë lojtarë dhe arbitra.

Njëri prej tyre është edhe mesfushori i Fiorentinës, Nicola Fagioli, i cili ishte pjesë e një skandali të madh bastesh me përgjime.

Sipas asaj që raporton La Repubblica, më 14 shkurt 2023, Fagioli kishte shpenzuar plot 350 mijë euro me baste, nga 0ra 14:00 deri në orën 20:00.

Rikonstruksioni i bërë nëpërmjet përgjimeve të Shërbimit Qendror Operativ të Policisë është bazuar në dialogun mes mesfushorit dhe mikut të tij Ludëig, muzikantit romak Ludovico Franchitti, i cili i vendoste bastet për të.

Një dorë të rëndë kishte edhe Alessandro Florenzi. Ky rast tregohet nga Tonali, i përgjuar teksa fliste me Tommaso De Giacomo, personi që menaxhonte bankat online, duke zbuluar në janar 2023 se si shoku i tij i atëhershëm i skuadrës kishte arritur në -300 mijë euro në harkun e një dite. Basketbolli, tenisi, por edhe futbolli i huaj ishin pasionet e tij.

Fagioli i kishte mohuar prokurorëve të Torinos se nuk i kishte mbledhur kurrë, por më pas, përgjimet treguan të kundërtën.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta