Askush si Reali në çerekfinale, nuk eliminohet në këtë raund që nga viti 2004 kundër Monakos

08/04/2025 15:49

Londra dhe “Emirates”! Këta janë skenarët në të cilët Reali i Madridit nis çerekfinalet e Champions League 2024- 2025.

I goditur nga humbja ndaj Valencias, skuadra e Ançelotit kërkon paraqitjen e pestë radhazi në gjysmëfinale të kompeticionit që për këtë klub është një obsesion. Nëse Reali i Madridit nuk ka humbur një finale të Ligës së Kampionëve që nga viti 1981 me një rekord perfekt prej nëntë nga nëntë që atëherë raundi çerekfinal është faza tjetër në të cilën skuadra e bardhë tregon të gjithë fuqinë e saj.

Gjithmonë i pranishëm në këto ndeshje që kur Kupa e Kampioneve ndryshoi format për të kaluar në formatin Champions në vitin 1995, Madridi nuk eliminohet në çerekfinalet e këtij kompeticioni që nga viti 2004. Ishte kundër Monakos. Në një Madrid të tronditur nga sulmet e 11 marsit, “Bernabéu” duartrokiti golin e Morientes për “Monegaskët”, duke e bërë rezultatin 4-2. Ai ia dedikoi qiellit dhe tifozët e bardhë e shpërblyen me duartrokitje ish-lojtarin e tyre.

LEXO EDHE: Champions nis fazën më spektakolare, sonte 2 përballje titanësh!

Reali do të përfundonte, duke u eliminuar nga Monakoja, pasi u mund në Principatë, ku u humbën 3-1. Skuadra e Karlos Keiroz ishte e lodhur, gjë të cilën Zidan ia tha në konfidencë lojtarit të Monakos, Ludovik Zhuli. Që nga ajo “natë e zezë” në “Louis II”, Madridi ka arritur në çerekfinale në 13 raste, përfshirë këtë të këtij sezoni. Pas rrëzimit në raundin e 1/ 8-tave të finaleve në periudhën 2005 dhe 2011, filloi një rrugëtim në të cilën vetëm në vitin 2019 (Ajaksi) dhe 2020 (Mançester Siti) u lanë jashtë tetë më të mirëve të Ligës së Kampionëve.

Në dymbëdhjetë përballjet e tjera para kësaj me Arsenalin, Reali i Madridit gjithmonë ka festuar kalimin e tij në gjysmëfinale. Koleksioni i rivalëve të rënë në këmbët e tyre në çerekfinale që nga viti 2011 është i larmishëm: Totenhem, Apoel Nikozia, Gallatasaraj, Borusia Dortmund, Atletiko Madrid, Volfsburg, Bajern, Juventus, Liverpul, Çelsi (dy herë) dhe Mançester Siti.

Sikurse tani, rivalët e Madridit në portat e gjysmëfinaleve të Madridit në katër sezonet e fundit kanë qenë anglezë. Gjatë historisë së tij, Madridi ka përfunduar çerekfinale plot 39 herë. Para se të përballeshin me Arsenalin, vetëm gjashtë herë ata nuk arritën të kalojnë në gjysmëfinale./ TAR

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta