
“Vladimir Putin do të vdesë së shpejti dhe ky është një fakt”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zaelensky.
Në një deklaratë shokuese, ai i kërkoi SHBA-së që të vazhdojë t’i bëjë presion Rusisë, pasi fundi është afër.
Prej kohësh është përfolur se Putin, 72 vjeç, ka probleme me shëndetin, përfshirë sëmundje të ndryshme të kancerit të Parkinsonit.
“Ai (Putini) do të vdesë së shpejti dhe ky është një fakt. Kur kjo të ndodhë, çdo gjë do të mbarojë”, tha presidenti ukrainas.
Inteligjenca ukrainase ka mbështetur pretendimet se Putin nuk është mirë, teksa Zelensky ka aluduar më parë për shëndetin e keq të presidentit rus.
Zelensky paralajmëroi gjithashtu se Putin “i frikësohet shoqërisë së tij” në Rusi, ndërsa i kërkoi SHBA-së që të mos e lënë atë të dalë nga izolimi.
Komentet e tij erdhën teksa ai po fliste përkrah presidentit francez Emmanuel Macron në Paris .
Kremlini e ka mohuar gjithmonë se Putini nuk është mirë, ndërsa 72-vjeçari nga ana e tij ka ndarë shpesh pamje nga aktivitetet e tij të përditshme, duke peshkuar, kalëruar dhe madje duke bërë xhudo, shkruan The Sun.
Top Channel