“Më kërcënuan se do të më vrisnin nënën”/ Rrëfimi tronditës i artistes ruse pas arratisjes nga vendi: U detyrova që të merrja pjesë në ekzekutimin e…
Një punonjëse 20-vjeçare e një çerdheje në Perry, Iowa, është arrestuar dhe akuzuar për vrasje të shkallës së parë në lidhje me vdekjen e një foshnje.
Stephanie Ubaldo u arrestua të enjten, më 17 shtator, dhe aktualisht ndodhet në burgun e Dallas County, sipas Policisë së Perry-t.
Ngjarja u raportua më 15 shtator, rreth orës 17:00, kur shërbimet e urgjencës u njoftuan se një grua po përjetonte gjakderdhje vaginale në qendrën e kujdesit për fëmijë Acorns & Oaks Child Care. Ajo u transportua në spital.
Rreth orës 18:22, policia mori informacion se një foshnjë e lindur para kohe mund të ndodhej brenda një koshi mbeturinash në çerdhe. Rreth 10 minuta më vonë, oficerët gjetën trupin e një foshnje të pajetë, të vendosur brenda një qeseje plehrash.
Sipas dokumenteve gjyqësore, foshnja ishte një vajzë e zhvilluar plotësisht dhe kishte ende kordonin e kërthizës. Raportohet gjithashtu se ajo kishte dëmtime në kokë.
Sipas kallëzimit penal, 20-vjeçarja u tha hetuesve se kishte lindur foshnjën në banjën e çerdhes. Ajo dyshohet se i kishte shkaktuar dëmtime në fytyrë foshnjës në përpjekje për t’a bërë të ndalonte së qari.
Policia ka theksuar se foshnja nuk ishte nën kujdesin e çerdhes dhe nuk ishte kliente e saj.
Autoritetet kanë rikujtuar gjithashtu ligjin e Iowa-s për Safe Haven, i cili lejon prindërit ose persona të autorizuar të dorëzojnë në mënyrë të sigurt një foshnjë deri në 90 ditëshe në vende të caktuara, pa u ndjekur penalisht për braktisje, nëse plotësohen kushtet e ligjit.
Top Channel