15 gola në 3 ndeshje! Franca e Spanja i falen penalltive, Portugalia dominon në shtesë, zbulohen gjysmëfinalistët e Ligës së Kombeve

23/03/2025 23:49

Liga e Kombeve ka mësuar katër gjysmëfinalistët e saj, me tre ndeshje që u vendosën nga shtesat dhe penalltitë.

Gjermania ishte e para që e arriti këtë fazë, teksa më pas erdhi radha e Portugalisë, Spanjës dhe Francës.

Portugalia e Ronaldos arriti të fitonte 3-2 përballë Danimarkës në 90 minuta, teksa më pas iu desh koha shtesë për të avancuar më tej, me Trincaon dhe Gonçalo Ramos që shënuan dhe dy herë të tjera, për t’i dhënë kualifikimin ekipit të Roberto Martinez.

Një përmbysje të madhe e arritën dhe “Gjelat” e Francës, të cilët fituan 2-0 në Paris përballë Kroacisë, duke e çuar takimin me shtesë e më pas te penalltitë. 2-herë kampionët e Botës u treguan më të saktë nga 11-metërshat, duke shënuar emrin e tyre në gjysmëfinalet e këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Kampionia në fuqi e këtij kompeticioni, në të njëjtën kohë dhe e Europës, Spanja, gjithashtu iu fal penalltive. Barazimi 2-2 me Holandën ndeshjen e parë u shoqërua me një barazim 3-3 në Valencia, me penalltitë që i buzëqeshën “La Rojas”.

Kështu çiftet gjysmëfinale të këtij edicioni të Ligës së Kombeve janë Gjermani-Portugali dhe Francë-Spanjë, sfida të cilat do të luhen në qershor.

REZULTATET:

PORTUGALI 5-2 DANIMARKË (0-1)

FRANCË 2-0 KROACI (0-2) (5-4 P)

SPANJË 3-3 HOLANDË (2-2) (5-4 P)

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta