“Luli i madh fare! Po kur më thotë ‘Rame ku i ke shokët?’”, Rama takim me drejtuesit e fushatës në njësinë 7 në Tiranë, ironizon Lulzim Bashën: Ai tek pullë, më pyet mua!

18/03/2025 23:02

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është takuar mbrëmjen e sotme me drejtuesit e fushatës elektorale në njësinë 7 në Tiranë.

“Dhe nata vazhdon celulë m’celulë… Uji fle, armiku fle, PS-ja s’fle”, shkruan Rama në diçiturën e videos së publikuar në rrjetet sociale.

Gjatë diskutimit Rama u shpreh se me shumë rëndësi është diaspora dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 majit.

“Duhet edhe kjo e emigracionit duhet vazhduar të ndiqet sepse pjesëmarrja është shumë e rëndësishme”, tha Rama.

Kreu i ekzekutivit nuk i kurseu as në këtë takim batutat dhe ironitë për Lulëzim Bashën, duke komentuar videon e publikuar më herët sot prej tij, ku e pyet Ramën “ku i ke shokët”.

“Bëra një debat qeparë kur po vija, se isha në Berat, me një që shkruante si ka mundësi që kandidati për deputet në Berat e ka pasur babanë në ‘96 që ishte më PD, i thash ‘po mirë mo tani ca lidhje ka djali në shekullin 21 me babanë. Si e shikoni ku hapjen dhe fuqizimin e kësaj forcë të vendit nëse ju do i shini dhe babanë?’

Ne kemi dekanen e fakultetit Ekonomik në Vlorë, ajo ka qenë të  çadra, bashkë me Lulin… po Luli sa i madh?! I madh shumë, ma ka bërë qefin shumë. Po kur thotë ‘Rame ku i ke shokët?’ I madh fare.. ai tek pullë! Ve një mur mbrapa dhe thotë ‘jam me euroatlantikët këtu, me euroatantikët atje’… ai është i njëjti mur. Më shkrinë fare me ato flokët, buza vesh më vesh, ‘Rame ku i ke shokët’…”, tha ai.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta