
Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Ai shprehet se lutjet e tij dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit.
Begaj: I tronditur nga tragjedia e ndodhur, nga humbja e jetëve të reja dhe lëndimi i shumë të tjerëve nga zjarri i rënë në një diskotekë në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Ngushëllimet e mia të sinqerta shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë popullin fqinj të Maqedonisë së Veriut.
Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit.
I tronditur nga tragjedia e ndodhur, nga humbja e jetëve të reja dhe lëndimi i shumë të tjerëve nga zjarri i rënë në një diskotekë në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Ngushellimet e mia të sinqerta shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë…
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) March 16, 2025
Top Channel