
Mijëra njerëz kanë mbushur rrugët e Beogradit, në atë që shihet si protesta më e madhe antiqeveritare në Serbi dhe që kulmon protestat disa mujore kundër presidentit serb, Aleksander Vuçiç.
Turma të mëdha protestuesish, që valëvisin flamujt serbë, janë vendosur në disa pika të kryeqytetit.
Qyteti ‘u pushtua’ nga zhurma e bilbilëve dhe daulleve. Turmat brohorisnin “Pump it Up”, një slogan i përdorur gjatë katër muajve të fundit të protestave të udhëhequra nga studentët. “Ai ka mbaruar”, shkruhej në pankartat e të rinjve, duke iu referuar Vuçiçit.
“Unë pres që kjo protestë të lëkundë autoritetin e tij dhe që Vuçiç të kuptojë se njerëzit nuk janë më me të”, u shpreh një protestues.
Autoritetet policore janë vendosur në gatishmëri të plotë, ndërsa transporti publik në të gjithë qytetin është anuluar.
Top Channel