Conference League/ Chelsea nuk gabon në Danimarkë, Fiorentina “shtanget” në Greqi, Betis ndalet në shtëpi (Rezultatet)

06/03/2025 23:00

Conference League ka zhvilluar sfidat e saj të para në fazën e 1/16-ave, me Chelsean pretendent që nuk gaboi, teksa Fiorentina dhe Real Betis hodhën hapa të gabuar.

“Blutë” e Londrës, të cilët janë pretendentët kryesor për të fituar këtë kompeticion, arritën të fitonin me rezultatin 1-2 përballë Copenhagen. Sfida e zhvilluar në Danimarkë nisi me ritëm të lartë, teksa golat e James dhe Fernandez ndihmuan ekipin e Marescës të hidhnin hapin e parë drejt çerekfinaleve.

Fiorentina u shtang në Greqi, duke u mposhtur me rezultatin 3-2 nga Panathinaikos.

Një tjetër surprizë erdhi nga Spanja, me Real Betis që nuk arriti dot të fitonte kundër portugezëve të Vitoria Guimaraes, duke barazuar 2-2.

Në takimet e tjera, Molde mundi 3-2 Legian, Rapidi i Vienës barazoi 1-1 kundër boshnjakëve të Borac Banja Luka, Celje triumfoi 1-0 kundër Luganos, Cercle Brugge u mund 3-0 në transfertë nga Jagiellonia dhe Pafos vazhdon të jetë një surprizë, me qipriotët që mundën 1-0 Djurgarden në ndeshjen e parë.

REZULTATET:

COPENHAGEN 1-2 CHELSEA

PANATHINAIKOS 3-2 FIORENTINA

BETIS 2-2 VITORIA GUIMARAES

MOLDE 3-2 LEGIA

BORAC BANJA LUKA 1-1 RAPID

CELJE 1-0 LUGANO

JAGIELLONIA 3-0 CERCLE BRUGGE

PAFOS 1-0 DJURGARDEN

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta