Deputetët Xhaferri e Bushati u tërhoqën nga kandidimi në Primare/ Berisha: Kanë pasur dhe kanë mbështetjen time, por…

19/02/2025 16:44

Liria është e drejta e zgjedhjes, ishte përgjigja e kryedemokratit Sali Berisha, kur u pyet për dy deputetët që u tërhoqën nga Primaret.

“Së pari unë shpreh konsideratat e tyre për dy deputetët, rolin e tyre, kontributet e tyre të pamohueshme në PD dhe garantoj se, unë bashkëpunimin me ta sot dhe në të ardhmen e konsideroj të çmuar. Po kështu, edhe për cilindo që merr këtë veprim. Këta dy deputetë dhe të tjerë kanë pasur dhe kanë besimin e plotë të Sali Berishës, por një gjë, e kam përsëritur dhe dua ta përsëris; edhe në thellësitë e territ të diktaturës, për mua liria ka qenë e drejta për të zgjedhur atë që do individi. Thelbi i lirisë është e drejta e zgjedhjes dhe për fat të mirë e kam shkruar dhe në atë kohë kur filozofia ekzistencialiste konsiderohej një nga më reaksionaret e kohës. Por unë i besoj atij parimi”, u shpreh Berisha.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri njoftoi sot se është tërhequr nga kandidimi në Primare. Ky model më shumë e dëmton se sa e ndihmon opozitën, tha ai.

Edhe anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Indrit Hoxha hoqi dorë nga kandidimi në Primare, por theksoi se kjo nuk është tërheqje, por angazhim i ri për të forcuar Partinë Demokratike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA