“Kurti ushqeu anti-amerikanizëm, interes i Serbisë e Rusisë”, Haradinaj: E maskoi me nacionalizëm

08/02/2025 23:31

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj në një intervistë me drejtuesen e misionit “Top Story”, Grida Duma komentoi qasjen LVV-së pas të gjitha zhvillimeve të fundit mes kryeministrit Albin Kurti dhe ndërkombëtarëve.

Haradinaj tha se qasja e LVV dhe Kurtit  ka krijuar një hendek mes Kosovës dhe ndërkombëtarëve që është në interes të Serbisë dhe Rusisë.

Sipas tij, Kurti ka ushqyer anti-amerikanizëm me retorikën e tij të ashpër.

Grida Duma: Çfarë do të bënte ty të ndryshoje qasje ndaj LVV-së?

Ramush Haradinaj: LVV e ka kryer me sukses agjendën e Serbisë. Kurti e ka kryer me suksesin më të mirë të mundshëm agjendën e Serbisë dhe Rusisë. Pse e vlerësoj kështu? Ka qenë interes i madh i Serbisë dhe Rusisë që të krijojë një hendek mes neve, sponsorëve të lirisë dhe të shtetit tonë, pra amerikanëve, Nato-s. Këtë e ka ushqyer Kurti më pretekste te ndryshme. Ka ushqyer një anti-amerikanizëm por e fsheh me nacionalizëm, por është agjendë e Serbisë, e akademisë së shkencave serbe. Serbët thonë që mënyra e vetme për të kthyer Kosovën është duke i armiqësuar ata me sponsorët e vet. Çështja e dytë që Kurti e ka bërë sistematikisht, ka mohuar vlerat e lirisë, thelbin se nga ka ardhur liria, protagonistët e lirisë i ka fyer është munduar t’iu humbë relevancën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA