Familja e Bianca Censorit, e cila jeton në Australi, është përballur me një presion të madh ditët e fundit, teksa mediat e huaja kërkojnë përgjigje dhe komente në lidhje me paraqitjen provokuese nudo të 30-vjeçares në Grammy 2025.
Të mërkurën, nëna e Biancas, Alexandra Censori, i tha Daily Mail Australia se familja e saj po përpiqet të vazhdojë me jetën e tyre sa më diskrete të jetë e mundur.
“Ne jemi njerëz të zakonshëm, e mundohemi të ruajmë privatësinë. Nuk kam asgjë për të thënë për Biancën, faleminderit”, tha ajo.
Sipas raportimit, Alexandra madje u kërkoi gazetarëve të linin të qetë familjen e saj, duke refuzuar të komentojë pamjen e vajzës së saj apo marrëdhënien që ajo ka me reperin Kanye West.
Bianca Censori’s glam mother breaks her silence over daughter’s breathtaking naked stunt with Kanye West at the Grammys https://t.co/khawjdsRBD
— Daily Mail Australia (@DailyMailAU) February 5, 2025
Top Channel