
Këngëtarja Yuval Raphael do të përfaqësojë Izraelin në Eurovizionin e këtij viti që do të mbahet në Zvicër më 17 maj.
Artistja 24-vjeçare, nuk është një emër i padëgjuar më parë për botën… ajo është një nga të mbijetuarit e masakrës në festivalin muzikor Nova gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023.
Ajo fitoi konkursin Rising Star të Channel 12 dhe “biletën” për në Eurovision 2025. Fitorja e Yuval Raphael u “vulos” nga performancat e saj të Abba’s Dancing Queen dhe Sam Smith’s Ëriting’s On The Ëall.
Kënga që 24-vjeçarja do të performojë në Zvicër do të zgjidhet nga një ekip njerëzish të muzikës dhe do të zbulohet në një emision special në muajin mars.
https://www.youtube.com/watch?v=wWIaFWn77mY&t=42s
Në mars 2024, Raphael ishte pjesë e grupit që dëshmoi në gjykatën e OKB-së në Gjenevë për atë që ajo përjetoi më 7 tetor 2023.
Në atë kohë, këngëtarja e re ishte fshehur në një strehë jashtë së bashku me 50 të tjerë
Vetë ajo ka rrëfyer eksperiencën që ka pasur kur u detyrua të qëndrojë për 8 orë nën kufomën e një zonje tjetër duke thënë: “Nuk mund t’ju përshkruaj sa i rëndë bëhet një trup kur është i pajetë”.
Nga 50 personat që u fshehën me 24-vjeçaren, vetëm 12 i mbijetuan sulmit nga terroristët e Hamasit.
Top Channel