
22/02 10:27
Një pasagjer ka ndërruar jetë në bordin e aeroplanit të Air France që po fluturonte nga Parisi në Boston, pavarësisht se mjekët u përpoqën ta shpëtonin.
Udhëtari u sëmur pasi aeroplani u ngrit nga aeroporti i Parisit, Charles de Gaulle të martën.
Policia e ka përshkruar vdekjen si ‘të pambikëqyrur’ por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.
Identiteti i viktimës nuk do të bëhet i ditur derisa të dashurit e tyre të jenë njoftuar.
Policia e Massachusetts po heton vdekjen.
“Me gjithë ndihmën e një mjeku në bord, klienti nuk mundi të shpëtohej”, tha një zëdhënës.
“Air France kujton se anëtarët e ekuipazhit të saj trajnohen rregullisht për të trajtuar këto lloj situatash”, shtuan ata.
Top Channel