“Luftë e ftohtë” mes Uzunit dhe Granadës/ Sulmuesi i Kombëtares refuzon sërish stërvitjen me skuadrën, kërkon me ngulm largimin drejt SHBA-së

13/01/2025 17:13

E ardhmja e Myrto Uzunit shihet shumë larg Granadës, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që ka nisur një “luftë të ftohtë” me klubin e tij.

Pak ditë më parë, 29-vjeçari mori një ofertë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me skuadrën e Austin që ishte gati t’i jepte një pagë prej 10 milionë dollarësh në 4 vite.

Gjithsesi, Granada nuk e ka pranuar ofertën e ardhur nga amerikanët, gjë që ka krijur një përplasje mes klubit spanjoll dhe sulmuesit shqiptar.

Marca” raporton se Uzuni ndihet i shpërfillur, me arsyetimin se klubi nuk e ka përmbushur atë që i është premtuar, ndaj beratasi kërkon që të konsumohet përmirësimi i kontratës, i rënë dakord joformalisht muaj më parë, sipas futbollistit.

Për këtë arsye, ai ka refuzuar që të stërvitet me skuadrën ditët e fundit, kjo si një shenjë proteste që klubi të mbajë premtimin e dhënë ndaj tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA