Misioni i BE në Siri/ Lideri i ri nuk i jep dorën ministres gjermane, reagon Baerbock: Ne vijmë këtu me pritshmëri të qarta

04/01/2025 13:07

Europa po përpiqet të lërë gjurmën e saj në Siri, mes shpresave se vendi do të marrë një drejtim të ri, më miqësor me Perëndimin.

Megjithatë që në fillim, misioni europian atje u ndesh me refleksin e kushtëzuar të një regjimi, i cili nuk është në gjendje të fshehë impulsin e tij islamik dhe fondamentalist. Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës, Annalena Baerbock dhe Jean-Noël Barrot, u takuan në Damask me udhëheqësin e ri të vendit të Lindjes së Mesme, Ahmed al-Sharaa, i njohur si Al Jolani. Ata janë përfaqësuesit e parë të BE-së që vizitojnë kryeqytetin sirian që kur rebelët islamikë të Hayat Tahrir al-Sham (Hts) morën kontrollin mbi të më 8 dhjetor, duke përshpejtuar rënien e regjimit të Bashar Asadit. Por takimi nuk nisi me këmbë të mbarë: Al Jolani refuzoi t’i shtrëngonte dorën kryediplomates gjermane, për shkak se është femër.

Dy të dërguarit europianë treguan se qasja e bllokut ka kufizime dhe kushte të sakta, duke filluar me refuzimin për të financuar strukturat e reja islamike, në mënyrë që Europa të mund të krijojë një marrëdhënie të re me Sirinë.

Ne vijmë këtu me një dorë të shtrirë, por edhe me pritshmëri të qarta“, tha Baerbock, duke kujtuar të shkuarën ekstremiste të HTS, dikur një degë e Al Kaedës gjatë luftës së gjatë civile, dhe duke shtuar se Al Jolani dhe njerëzit e tij do të mbikqyren në bazën e veprimeve të tyre, duke filluar nga respektimi i të drejtave të pakicave.

“BE-ja po pret që të shohë se çfarë po ndodh në Siri, pas disa vjetëve të shtypjes absolute nën drejtimin e Bashar al-Assdit. Por, natyrisht, ne në Europë nuk do të jemi financues të islamizimit të shoqërisë”, shtoi Baerbock.

“Ne dëgjojmë dhe shohim dëshirën për moderim dhe dialog me aktorët e tjerë”, tha ministrja gjermane teksa përmendi bisedimet e nisura nga Hts me njësitë kurde, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara. Që nga rrëzimi nga pushteti i Assadit, rebelët islamistë të udhëhequr nga Sharaa’s Hayat Tahrir al-Sham (HTS),  grup i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, kanë kërkuar që të sigurojnë shtetet arabe dhe komunitetin ndërkombëtar se ata do të qeverisin në emër të të gjithë sirianëve. Qeveritë perëndimore kanë nisur gradualisht të hapin kanalet e komunikimit me Sharaa dhe HTS dhe po nisin debatin nëse duhet ta largojnë këtë grup nga lista e organizatave terroriste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA