Askush tjetër si ai, “Panenka” kundër Tottenham e vendos Cole Palmer në librat e historisë së Premier League

09/12/2024 22:32

Me dy gola dhe një asist, Cole Palmer ishte protagonisti kryesor në fitoren e radhës së Chelseat në derbin e Londrës përballë Tottenham, ku “Blutë” e Marescës arritën të përmbysnin sfidën dhe të merrnin tre pikët në fitoren 3-4.

22-vjeccari anglez, i cili vazhdon të jetë ylli që shkëlqen më shumë te Chelsea që prej sezonit të shkuar, ktheu në gola dy penalltitë kundër “Spursave”, e para në minutën 61’ duke barazuar sfidën dhe e dyta, me një “Panenka” në minutën e 84’, që vulosi fitoren e skuadrës së tij.

Me këto dy 11-metërsha të kthyera në gola, Palmer vendosi dhe një rekord absolut në historinë e Premier League, me 100% saktësi në 12 penallti te goditura në kampionat, duke mos gabuar asnjë.

Rekordi i mëparshëm i saktësisë 100% mbahej nga ish-ylli i Man. City, Yaya Toure me 11 gjuajtje të sakta dhe Palmer e arriti dhe e kaloi gjatë ndeshjes së djeshme, duke e bërë këtë në vetëm dy sezone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA