Pësoi kolaps në fushë përballë Interit, zbulohen fjalët e para të mesfushorit të Fiorentinës pasi u zgjua: Kur mund të rikthehem në fushë?

03/12/2024 08:39

Momente frike dhe paniku shoqëruan ndeshjen mes Fiorentinës dhe Interit këtë fundjavë, ku mesfushori i “violëve”, Edoardo Bove, pësoi një kolaps në fushë, duke tronditur futbollin italian.

Gjithsesi, duket se gjendja e futbollistit italian është përmirësuar mjaft shumë, i cili ditën e djeshme ishte përmendur në spital.

Siç raportojnë mediat e huaja, ai menjëherë kishte pyetur se çfarë ndodhi në ndeshjet e tjera të Serie A dhe kur do të mund të rikthehej në fushën e lojës. “Çfarë ndodhi në Juve-Lecce? Ku mund ta shoh Romën? Kur mund të kthehem në fushë?”, ishin disa nga pyetjet që Bove bëri pasi u zgjua.

Ai do të qëndrojë në shtrat sot dhe më pas, nëse konfirmohen përmirësimet e 24 orëve të fundit, do të zhvendoset në departamentin e thjeshtë të Kardiologjisë. Në çdo rast, ai do të monitorohet çdo ditë.

Të gjitha testet tashmë janë fokusuar ekskluzivisht në zemër, si në rastin e asaj që ndodhi në fushë, ashtu edhe në raste që mund t’i kenë ndodhur më përpara.

Duke përjashtuar çdo problem neurologjik (përfshirë atakun epileptik, të identifikuar me nxitim nga dikush pasditen e së dielës), mjekët po përpiqen të kuptojnë arsyet e vërteta që çuan në sulmin në zemër në Artemio Franchi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA