
23/02 15:46
Mirlind Daku është padyshim një nga lojtarët që po shkëlqen më së shumti këtë sezon në Rusi me Rubin Kazanin.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti sërish rrugën e rrjetës, kësaj radhe kundër CSKA-së së Moskës.
Në minutën e 43’ të takimit, pas një asisti të shqiptarit tjetër, Dardan Shabanhaxhaj, Daku doli i vetëm përballë portës dhe me të djathtën ndëshkoi portierin Akinfeev.
KLIKO KËTU PËR GOLIN
Ky është goli numër 9 i Dakut këtë sezon në Premier Ligën Ruse, në 16 ndeshje të luajtura, ndërkohë që gjithashtu ka spikatur dhe me katër asiste të dhënë.
Top Channel