Të gjithë në “Arenën Kombëtare”, Shqipëria luan “finalen” me Finlandën, koha për të treguar kush e meriton vendin e parë
Pak muaj më parë lojtari i Sassuolo-s kishte qenë protagonist i një ngjarjeje të ngjashme në Forte dei Marmi.
Domenico Berardi sërish në rolin e shpëtimtarit: ashtu siç kishte ndodhur verën e kaluar në Forte dei Marmi kur ndihmoi një çiklist të rrëzuar në tokë, futbollisti i Sassuolo-s është bërë protagonist i një tjetër ndërhyrjeje të ngjashme, kësaj radhe në Modena. Siç raporton Modena Today, sulmuesi ndërhyri për të dhënë ndihmën e parë, i ndihmuar nga bashkëshortja, një nxënësi, që u ndje keq, në një autobus shkolle.
Ngjarja – Berardi po drekonte në një restorant në Modena së bashku me bashkëshorten Francesca Fantuzzi dhe disa miq, kur vuri re se një djalë ishte ndjerë keq në një autobus të ndaluar përballë lokalit. Së bashku me partneren e tij, e cila zotëron certifikatën e përdorimit të defibrilatorit (DAE) dhe dëshminë e ndihmës së parë, u sigurua menjëherë për gjendjen e djalit dhe i qëndroi pranë derisa mbërriti autoambulanca.
Më pas, i riu u transportua me ambulancë në spital për ekzaminime. Gjendja e tij, sipas asaj që raporton e përditshmja lokale, nuk paraqitet e rëndë.
Top Channel