Ëndrra për Botërorin kalon nga Shkodra! Shqipëria sfidon Uellsin, tifozët thirren në apel

09/10/2026 10:07

Vajzat e Kombëtares Shqiptare janë gati të shkruajnë historinë!

Sot, në orën 18:00, stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër do të ndizet për një sfidë të jashtëzakonshme: Shqipëri – Uells, e vlefshme për fazën Play-Off të Kupës së Botës 2027.

Për të mbështetur këtë rrugëtim epik të vajzave kuqezi, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë një gjest të shkëlqyer, duke ofruar hyrje falas për të gjithë tifozët. Arritja deri në këtë fazë të një kompeticioni kaq madhor është tashmë një sukses i paprecedentë, por vajzat e drejtuara nga trajneri Armir Grima janë të uritura për më shumë dhe kërkojnë të mposhtin pengesën uellsiane.

Pas betejës së sotme në Shkodër, fati i kualifikimit do të vuloset në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet më 13 tetor në stadiumin “Parc y Scarlets” në Uells.

Top Channel