Tensionet për Territorialen/ Balluku mbërrin mes tensionit, Bardhi i hedh ujë ish-zv.kryeministres. Deputetët gjuajnë shishe drejt Ramës Ligji i ri për reformën territoriale u miratua pas mesnate në Kuvend me 85 vota pro, ndërsa vëmendje të veçantë mori qëndrimi i deputetit socialist Erion Braçe, i cili, pavarësisht kundërshtimeve të shprehura më herët, në fund votoi pro, duke ngritur kartonin jeshil.
Pas përfundimit të seancës plenare, Braçe u pyet nga gazetarët për arsyet që e çuan të ndryshonte qëndrim, por u shpreh se do t’i sqaronte ato gjatë ditës së premte.
“Jam kundër, do e sqaroj nesër (sot)”, tha deputeti socialist teksa po largohej nga Kuvendi.
Qëndrimi i Braçes vjen pas kritikave që ai kishte shprehur edhe gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku raportohet se ishte përplasur ashpër me kryeministrin Edi Rama lidhur me reformën territoriale.
Siç edhe e pranoi vetë Braçe në emisionin “Top Story”, gjatë diskutimeve në grup, Rama e kishte paralajmëruar Braçen se, nëse do të votonte kundër, do të largohej nga grupi parlamentar i PS-së.
Ndërkohë, ndryshim qëndrimi pati edhe deputeti socialist Vullnet Sinaj, i cili gjithashtu ngriti kartonin jeshil gjatë votimit të ligjit.
Arsyet që çuan Braçen të votonte pro, pavarësisht deklaratave kundërshtuese, pritet të bëhen të ditura prej tij gjatë ditës së sotme.
Top Channel