Ëndrra për Botërorin kalon nga Shkodra! Shqipëria sfidon Uellsin, tifozët thirren në apel
Kombëtarja Shqiptare është gati për një tjetër “finale” në shtëpi!
Më 12 nëntor, në orën 20:45, stadiumi “Air Albania” do të presë një nga përballjet më vendimtare të rrugëtimit tonë në UEFA Nations League: Shqipëri – Finlandë. Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se biletat për këtë sfidë drithëruese të vlefshme për Grupin C1 tashmë kanë dalë në shitje, të ndara sipas kategorive përkatëse në stadium.
Djelmoshat kuqezi kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e “lojtarit të 12-të”. Aktualisht, Shqipëria mban me krenari kreun e Grupit C1 me 9 pikë të grumbulluara, por ndiqet ngushtë nga Bjellorusia dhe Finlanda që kanë nga 7 pikë. Një fitore në këtë ndeshje të parafundit do të ishte një hap gjigant drejt sigurimit përfundimtar të vendit të parë. Është koha për të mbushur shkallët e “Air Albania-s” dhe për të shtyrë Kombëtaren drejt një tjetër suksesi historik!
Top Channel