Del në ankand makina BMW i8 e Maradonës, ja sa vlen….për momentin 07/11 16:30
UEFA ka zgjedhur katër arbitra shqiptarë që të vendosin drejtësi në duelin delikat të Conference League midis Luganos dhe Gent.
Enea Jorgji do të jetë gjyqtari kryesor për këtë sfidë, i cili do të ndihmohet nga Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj nga krahët, ndërsa i katërt do të jetë Eldorjan Hamiti.
Sa i përket dhomës së sistemit VAR, arbitër do të jetë italiani Marco Di Bello, i cili do të ndihmohet nga Kreshnik Barjamaj.
Të dyja skuadrat kanë grumbulluar 6 pikë në katër ndeshje dhe ndodhen në zonën e “play off”, teksa do të kërkojnë fitoren në mënyrë që të afrohen më shumë me objektivin e kualifikimit.
Top Channel