27/12 14:47
Granit Xhaka është padyshim një nga ekspertët e goditjeve nga distanca, ku shumë herë ka gjetur rrjetën.
Një gjë të tillë e bëri dhe këtë fundjavë, në fitoren me përmbysje të Leverkusen përballë Heidenheim me rezultatin 5-2.
Pas një asisti të dhënë për Palacios në minutën e 30’, mesfushori shqiptar ka tundur rrjetën në minutën e 82’, për të vulosur fitoren e “Aspirinave”.
Me një goditje me të majtën nga distanca, topi shkoi në trekëndëshin e portës, e pamundur për t’u kapur nga portieri.
KLIKO KËTU PËR VIDEON
Por më i bukur se goli ishte festimi, me Xhakën që vrapo për të marrë topin dhe e vendosi poshtë bluzës së tij, duke zbuluar se ai dhe partnerja e tij janë shumë shpejt në pritje të një fëmije.
Top Channel