I akuzuar për përdhunim tre vite më parë, ylli i PSG-së del përpara gjykatës
Klubi i Major League Soccer, Columbus Crew shkarkoi nga detyra trajnerin e ekipit rezervë, Federico Higuain, vëllain e ish sulmuesit të Real Madrid, Napolit e Juventusit, Gonzalo Higuain.
Vendimi u mor për shkak të një sjelljeje seksiste që ai shfaqi kundrejt një arbitreje gjatë një ndeshje të kohëve të fundit në kampionatin MLS NEXT Pro.
Mediat lokale bëjnë të ditur se Higuain sapo kishte kryer një skualifikim prej 2 ndeshjesh pas një episodi që kishte përfshirë një gjyqtare. Shoqata e Arbitrave të Futbollit Profesionist që përfaqëson arbitrat e futbollit në SHBA dhe Kanada deklaroi në rrjetet sociale se një trajner u skualifikua me dy ndeshje pasi shtrëngoi duart me një arbitre duke refuzuar t’ia lëshonte për t’i thënë: ‘Mos harro, ky është sport për burra’.
‘Morëm vendimin për të shkarkuar Federico Higuain nga detyra e tij në interes të klubit, futbollistëve dhe stafit teknik-deklaroi Issa Tall, Drejtori i Përgjithshëm i Crew-pas bisedimeve që u kryen gjatë kësaj jave dhe një vlerësimi të mëtejshëm të muajit të fundit, rezultoi se nuk janë respektuar standardet e klubit për atë që pritet nga një udhëheqës që drejton një nga skuadrat tona’.
Top Channel