Komisioni Rregullator në KQZ  zgjeroi listën e dokumenteve që një emigranti i duhet te provojë se jeton jashtë shteti duke lehtësuar pjesëmarrjen e tyre ne zgjedhjet e pranverës. 

Konsultimet me përfaqësues të diasporës bënë që drafti Celibashi të pësojë ndryshime duke mos u ndalur vetëm tek deklarimi i pronësisë apo kontrata e qirasë së banesës, energjisë elektrike, ujit apo internetit.

Helga Vukaj, anëtare e Komisionit Rregullator: “Lista nuk është shteruese. Në konsultim edhe me përfaqësues të diasporës propozon të pranohen dhe vërtetim bankare që përmbajnë adresën e banimit”.

Ilirjana Nano, anëtare e Komisionit Rregullator: “Edhe patenta kur përmban adresën e banimit. Ose çdo dokument tjetër i cili provon adresën dhe është lëshuar në shtetin e huaj, qoftë edhe private”.

Muharrem Cakaj, anëtar i Komisioni t Rregullator: “Nuk  duhet noterizim apo përkthim i aktit, dokumentet pranohen në atë gjuhë që janë lëshuar”.

Komisioni Rregullator vendosi filtra për shtetasit shqiptar që ndodhen ne kampe emigrantësh duke parashikuar që nga e njëjta adresë të mos regjistrohen me shume se 6 persona, për të shmangur çdo  tentative për abuzim me votën e diasporës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA