“Dy persona me motor më kërcënuan të largohesha nga Marseja”/ Trondit ish-fituesi i Topit të Artë, me kë e ka Papin: Ose unë, ose ai këtu!

01/11/2024 18:21

Jean-Pierre Papin, një simbol historik i Olympique Marseille, së fundmi përfundoi në margjinat e drejtimit të ri të klubit ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij, duke denoncuar presionin dhe ndërhyrjen në punën e tij si trajner i skuadrës rezervë, të shoqëruar edhe me kërcënime personale që kanë bërë që klubi t’i caktojë një roje.

Për Papin është çështje respekti, aq sa e shtyu të pezullonte punën për pesë ditë në shenjë proteste.

Megjithatë, problemi nuk ka të bëjë me trajnerin De Zerbi, i cili i ndjek rregullisht stërvitjet. Sipas Papin, çështja lidhet me praninë e skautit Ali Zarrakut, ndërhyrja e të cilit nuk është e mirëpritur.

“Unë jam trajneri dhe nuk mund ta lejoj këtë person të vendosë se cilët janë pesë zëvendësuesit e mi. Kur lojtarët e ekipit të parë vinin te ne për minuta, gjithmonë i respektoja direktivat, por gjithçka duket se varet nga ai. Nuk kam nevojë për ndërmjetës për të komunikuar me De Zerbi apo presidentin Longoria, por problemi me këtë person vazhdon”, deklaroi ish-sulmuesi i Milanit për gazetën La Provence.

Papin më në fund tregoi se jeton nën roje : “Për tre javë para shtëpisë sime janë tre makina të agjentëve privatë të sigurisë. Është një situatë e padurueshme. Një ditë më afruan dy burra me motor, të cilët më thanë të largohesha nga Marseja. Nuk e di nëse kjo është e lidhur me situatën në klub, por nuk e pranoj që të thuhet se nuk i respektoj direktivat e kompanisë. Duke përjetuar diçka të ngjashme unë, ose personi në fjalë të largohet”.

Pasi u kthye në klub me kërkesë të presidentit Longoria, Papin fillimisht kishte marrë një rol si këshilltar dhe ambasador, një pozicion që tani mbahet nga Fabrizio Ravanelli. Më pas, ai pranoi të drejtonte ekipin e të rinjve, por u zhgënjye kur në fund të sezonit të kaluar, nuk iu besua skuadra e parë pas shkarkimit të Gattusos.

“Ka qenë çështje ambicie, mbi të gjitha, por unë jam i kënaqur me punën me djemtë e mi”, shtoi Papin, duke nënvizuar angazhimin dhe përkushtimin e tij për rritjen e talenteve të rinj.

“Unë nuk kam asnjë problem në klub, as me të, as me dikë tjetër. Nëse kam një të tillë, do të jem i pari që do t’ju them. Vetëm kini respekt dhe drejtësi ndaj meje”. Kështu, trajneri i Olympique Marseille, Roberto De Zerbi, foli gjatë një konference për shtyp në lidhje me rastin që përfshin ish-fituesin e Topit të Artë, Jean-Pierre Papin.

“Doja të sqaroja një pikë të rëndësishme, kam qenë në qendër të polemikave lidhur me Jean-Pierre Papin. Ajo që është shkruar është e rreme dhe e shpikur. Unë kam një marrëdhënie të mirë me Papin”, përsëriti De Zerbi.

“Kam mbërritur në OM pas tij, e respektoj për të kaluarën e tij të madhe në klub, edhe për moshën e tij,. Gjithmonë i kam përshëndetur të gjithë në klub, nga punëtori i magazinës deri te kopshtari”, tha De Zerbi. “Ndonjëherë flas me Jean-Pierre, shihemi rrallë, por kur takohemi gjithçka është në rregull”, përfundoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA