Një spikere përjetoi momente paniku gjatë transmetimit live, ndërsa tërmeti 5.9 goditi Turqinë këtë mëngjes.
Në video duket studioja që tronditet gjatë lëkundjeve të tërmetit.
“O zot, vazhdon akoma, djema…”, thotë spikerja, ndërsa nuk ka lëvizur nga karrigia.
Tërmeti është ndjerë në Anadollin Lindor, Anadollin Juglindor dhe Anadollin Qendror, Şanlıurfa, Kahramanmaraş, Siirt, Dijarbakır dhe Elazığ.
Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya: bëri një deklaratë pas tërmetit që u ndje edhe në Diyarbakır dhe Elaziğ: Ka një shembje të pjesshme në gjithsej 3 ndërtesa, 1 në Malatya, 1 në Şanlıurfa, 1 në Elaziğ.
Nga ana tjetër, pas tërmetit, mësimi u pezullua për 1 ditë në Malatya, Elaziğ dhe Şanliurfa.
Top Channel