Muzikantët e njohur fshijnë nga rrjeti gjurmët e lidhjeve me abuzuesin seksual P. Diddy (fotot)

25/09/2024 16:02

Muzikantë të njohur të ekranit si Usher, Pink apo aktorja Megan Fox kanë nxituar të fshijnë gjurmët e lidhjeve të tyre me reperin e producentin famëkeq amerikan P. Diddy të akuzuar për abuzime të rënda e trafik seksual, me të reja që i premtonte karrierë por i shfrytëzonte në një rrjet seksi me miqtë e tij të fuqishëm, për të bërë shantazh apo përfituar të tjera favore.

Lajmit i bënte jehonë dikur vetë pronari i  rrjetit X me një ripostim të vitit 2022 ku tentonte të vinte në dijeni për abuzimet dhe ku vinte në lojë artistët e famshëm për fshirjen e e lidhjeve të tyre me producentin famëkeq.

“Twitter është edhe një kompani rrjetesh sociale por edhe një skenë krimi” shkruante Musk, por asokohe pak vetë kuptonin se për çfarë e kishte fjalën.

Këngëtari Usher ka fshirë të gjitha postimet, replikimet dhe mediat në rrjetin X megjithëse është në mesin e një turneu në SHBA.

Aktorja Mega Fox ka fshirë nga rrjetet sociale të gjitha postime që ka bërë para vitit 2013, ku shiheshin lidhjet me Sean Combs ‘Diddy’, ashtu siç ka bërë dhe këngëtarja e njohur Pink.

Perdorues te shumte ne rrjetin X vinin ne dukje faktin duke postuar lidhjet e vjetra.


Akuzat ndaj Diddy thonë se në vilën e tij në Florida kishte dhoma ishin të krijuara vetëm për seks, të mbushura me kamera.

“Nëse ishe prezent në ato festa seksi, si vajzat dhe të ftuarit ishin të regjistruar nga të gjitha këndet”, tha një burim i policisë, duke bërë krahasimin me abuzimet e rënda të financierit Jeffrey Epstein që regjistronte të ftuarit e tij të famshëm për të kërkuar më pas favore me anë të shantazhit.

Oficeri shtoi se Diddy gjithashtu drogonte viktimat e tij dhe i detyronte të bënin seks me meshkuj të paguar.

“Për mua ai është një nivel me Jeffrey Epstein,” tha burimi, për pedofilin e famshëm që besohet se vari veten në burg para gjyqit. “Këto vajza ishin të reja, minorene”.

“Kemi prova se vajzat nuk ishin të lira të shkonin nëse dëshironin, dhe kemi video se disa ishin pa ndjenja kur meshkujt bënin seks me to”, shtonte zyrtari paemëruar.

Diddy Combs mbante videot që konsideronte “sensitive, turpëruese ose inkriminuese” pa dijeninë e viktimave të tij, me qëllim t’i përdorte si mjet shantazhi për të siguruar bashkëpunim të vazhdueshëm dhe heshtje të viktimave.

Combs u arrestua pas një serie akuzash nga dhjetra vajza që ai kishte abuzuar kur ishte muzikant e producent i famshëm në vitet 1990-të e 2000-të, shkruan New YorkPost.

FOTO GALERI
3/5
Lajmit i bënte jehonë vetë pronari i rrjetit X me një ripostim të vitit 2022

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA