
23/02 22:38
Edhe pse merkato e verës nuk ka shumë që është mbyllur, Chelsea ka nisur të mendojë për merkaton e dimrit, me “Blutë” që e kanë gati emrin e parë në listë.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Barcelonës, Jules Kounde. 25-vjeçari shihet si një lojtar i rëndësishëm në projektin e katalanasve, por duket se Chelsea ka gati ofertën e parë.
“Blutë” do t’i ofrojnë klubit blaugrana 51 milionë paund, me francezin që shihet si zëvendësuesi i duhur i Reece James në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Barcelona i ka vendosur një klauzolë prej 1 miliardë eurosh 25-vjeçarit, por mediat në Angli raportojnë se pritet të ketë negocime mes palëve. Tashmë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në janar.
Top Channel