ZYRTARE/ Kristjan Asllani vendos për të ardhmen e tij, mesfushori i Kombëtares do të qëndrojë te Interi deri në…

16/09/2024 17:14

Kristjan Asllani do të vazhdojë të jetë një futbollist i Interit, deri në vitin 2028.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi zikaltër, që njofton se mesfushori i Kombëtares do të mbajë veshur fanellën e 20-herë kampionëve të Italisë dhe për 4 vite të tjera.

Edhe pse shpeshherë është folur për një largim, Asllani ka zgjedhur që të qëndrojë dhe të luftojë deri në fund te kampi i Interit. Kjo gjë është vënë re nga trajneri Simone Inzaghi, i cili i ka dhënë shpeshherë minuta, teksa në takimin e fundit përballë Monzës, 22-vjeçari ishte titullar.

Kjo gjë është vlerësuar dhe nga drejtuesit e klubit zikaltër, të cilët ja kanë shpërblyer duke i ofruar një kontratë të re mesfushorit shqiptar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Inter (@inter)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA