“Nuk e di kur do të ndodhë”, Ronaldo flet për lamtumirën nga futbolli: Tërhiqem te Al Nassr, në të ardhmen dua të…

27/08/2024 11:04

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në botën e futbollit, edhe pse në moshën 39-vjeçare. Por duket se koha e portugezit nuk ka mbaruar akoma, i cili ka ndërmend të jetë në fushë edhe për të paktën 2 ose 3 vite të tjera.

Kjo është një gjë që e ka konfirmuar vetë portugezi me anë të një intervistë të dhënë për “NOW”, ku ai shprehet se nuk mendon akoma se kur do t’i varë këpucët në gozhdë.

“Nuk e di nëse do të tërhiqem shpejt ose jo. Në dy ose tre vite besoj, por do të ndodhë te Al Nassr. Jam shumë i lumtur në këtë klub dhe shumë i lumtur në këtë vend. Jam i lumtur në Arabinë Saudite dhe dua të vazhdoj akoma”, thotë Ronaldo.

Ai gjithashtu ka treguar dhe për të ardhmen e tij pas futbollit, duke e mohuar një mundësi për t’u bërë trajner.

“Është e vështirë të mendosh që unë do të jem trajner një ditë. Në mendje time, nuk e besoj se unë mund të jem trajner i ndonjë skuadre futbolli. Në fakt nuk e mendoj aspak. E shoh të ardhmen time duke bërë gjëra jashtë futbollit”, përfundon portugezi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA