Derbi pa fitues në Durrës, Xhixha i dhuron avantazhin Tiranës, por Dinamo gjen “çelësin” e barazimit
Pas humbjes së rëndë të pësuar në San Siro nga Bologna, në Milanello vijnë lajme të mira që ka të bëjë me futbollistët që janë në infermierinë e klubit kuqezi. Këto lajme të mira kanë të bëjnë me treshen e lojtarëve që u dëmtuan përpara ndeshjes me Udinesen; Gila, Rabiot e Moreira.
Këta të fundit në fakt janë stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës që do të thotë se do të marrin dritën jeshile për të qenë në skuadër për përballjen me rivalët historikë të Milanit.
Ndeshja me Bolognan nxori në pah faktin që mungesa e këtyre futbollistëve u ndje shumë. Por duhet nënvizuar se jo të gjithë janë në të njëjtën situatës. Ai që është më mirë është Gila që do të kthehet të zërë vendin e tij në krahun e djathtë. Është ky një lajm shumë i mirë për Milanin sepse spanjolli po rezulton blerja më e mirë e kuqezinjve përsa i përket rendimentit, e sidomos për faktin se Tomori shfaqi probleme në kofshë ndaj emilianëve. Rabiot dhe Moreira, në krahasim me Gilan, janë të rrethuar nga pak më shumë mister, por fakti që ata i janë bashkuar skuadrës në stërvitje është një tregues pozitiv.
Mund të ndodhë që në fushën e lojës të zbresë një prej këtyre lojtarëve, por është e sigurt se në këto momente Amorim po përpiqet të kuptojë nëse do të mund t’i ketë në dispozicion që nga minuta e parë që të dy lojtarët
Me Gila, Rabiot dhe Moreira të rikuperuar, në infermierinë e Milanit mbeten 6 futbollistë; Gabbia, Saelemaekers, Chukëueze, Loftus-Cheek, Tomori dhe Pietro Terracciano. Përsa i përket formacionit titullar, mund të aplikohet skema 4-3-3 me një mesfushë të përbërë nga Musah, Modric e Rabiot dhe një treshe sulmuese me Hutchinson, Ramos e Pulisic. Nëse do të aplikohet moduli 4-2-3-1, Rabiot do të avanconte më përpara në mesfushë. Gjithsesi, për detajet do të kuptohet në orët e ditët në vazhdim, për momentin, Milani mund t’i gëzohet lajmit të mirë të rikuperimit të futbollistëve më të rëndësishëm, për të cilët kuqezinjtë kanë nevojë.
Top Channel