Eva Buzo nuk heq dorë! Prej 24 orësh në det të hapur, noton nga Italia drejt Vlorës, ja kur pritet të mbërrijë në bregdet

18/08/2024 18:24

Eva Buzo sportistja me origjinë shqiptare, me profesion avokate, është rikthyer për të përfunduar sfidën e saj, duke përshkuar me not brigjet nga Italia deri në Vlorë.

Eva ka qëndruar në Vlorë për disa ditë dhe ditën e djeshme, rreth orës 14:00, është nisur për në Itali me gomonen e qendrës së peshkimit në Radhimë, dhe rreth orës 18:00 Eva ka nisur sfidën e lënë në mes vitin e kaluar, për të përshkuar me not nga Lece deri në Vlorë.

Ajo është shoqëruar nga roja bregdetare dhe më pas dy mjetet tip gomone vijojnë ta shoqërojnë për të përfunduar misionin e saj.

Deri në orën 18:00, pra 24 orë udhëtim Eva ka përshkruar rreth 49 mije dhe është afër brigjeve shqiptare. Sipas shoqëruesve të saj, asaj i duhen edhe 8-9 milje për të mbërritur në brigjet e Vlorës dhe mendohet se do të mbërrijë në bregdetin e Dhërmiut në orët e natës, rreth orës 01:00.

Gjendja e saj është e mirë, madje një mjet lundrues tip gomone i ka dërguar akullore, pasi sipas stafit ajo ka nevojë për këtë gjë, pasi kripa e shumtë në trup i kalcifikon fytin.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA