Tashmë është bërë traditë që pasditet e nxehta të verës në Elbasan të mbushen plot aktivitete argëtuese për fëmijë.

Bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me Këshillin rinor, kopshtet e shkollat ka hartuar një axhendë e cila synon të argëtojë vogëlushët gjatë pushimeve duke u dhuruar kohë cilësore.

Kjo pasdite ju kushtua librit dhe ishin të shumtë fëmijët që ju gëzuan historive të bukura.

Shkrimtarja e mirënjohur Natasha Poroçani vlerësoi zhvillimin e këtyre aktiviteteve për të nxitur dëshirën për leximin, për të mbajtur fëmijët larg telefonit dhe për zhvilluar botën e tyre të bukur imagjinare.

Sfida më e madhe e çdo familje gjatë verës mbetet argëtimi i më të vegjëlve të cilët në shumicën e rasteve qëndrojnë të mbyllur në shtëpi pranë smartfonëve. Kampet Verore vijojnë të jenë me çmime të kripura dhe jo të arritshme nga të gjithë ndaj dhe aktivitete të tilla janë parë mjaft efikase.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA