“Nga gafat dhe shakatë pa kripë te lidhja jashtëmartesore”, Daily Mail: Kamala Harris fjalime pa kuptim njësoj si Biden, Trump i dhuroi mijëra dollarë kur…

22/07/2024 15:17

Ashtu si shefi i saj Joe Biden, Kamala Harris është gjithashtu e njohur për gafat dhe fjalimet e saj “kaotike”.
Oratoria e saj është vënë disa herë në “diskutim”, për shkak të fjalive të pakuptima që ka shqiptuar.

Një nga rastet ka qenë edhe kur Harris ngatërroi Korenë e Veriut dhe Jugut. Harris kritikohet se ka një sens humori… në vendin dhe kohën e gabuar!

Gabimisht ajo tha se 220 milionë amerikanë vdiqën nga Covid-19, duke thënë me shaka se njerëzit e moshës 18 deri në 24 vjeç janë ‘me të vërtetë budallenj’.

Harris është e martuar me avokatin e LA, Doug Emhoff… Por siç shkruan sot në një artikull Daily Mail, ajo është përfolur edhe për një lidhje me demokratin e famshëm të Kalifornisë dhe kryetarin e parë me ngjyrë të San Franciskos Willie Brown, në vitet 1990, kur ai ishte 61 vjeç dhe ajo 31.

Sipas tabloidit britanik, ai i dha asaj dhe shtysën për të arritur karrierën që ka sot. “Po, unë mund të kem ndikuar në karrierën e saj duke e emëruar në dy komisione shtetërore kur isha kryetar. Dhe sigurisht që e ndihmova në garën e saj të parë për prokurore qarku në San Francisko”, tha Brown në vitin 2019 në moshën 86-vjeçare.

Por, më shumë se një dekadë më parë, vetë Donald Trump dhuroi mijëra dollarë për fushatën e rizgjedhjes së Kamalas, ndërsa ajo ishte prokurore e përgjithshme e Kalifornisë. Tani kandidati republikan këmbëngul se ajo do të jetë edhe më e lehtë për t’u mposhtur se Joe Biden, duke deklaruar: Ajo është kaq patetike.

Ai gjithashtu i ka vënë pseudonimin ‘Laffin’ Kamala Harris. Harris, ka qenë në krah të Biden që kur ai u zgjodh në 2020, dhe tani synon të bëhet femra e parë me ngjyrë që kryeson listën presidenciale të një partie të madhe në SHBA.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA