“Europianin e kaluar e ndoqa në një qendër tregtare”/ Yamal: Jam shumë i lumtur, është një ëndërr

10/07/2024 22:55

Lamine Yamal po shijon momentin e tij të lavdisë me Spanjën. Pas pak ditësh ai do të mbushë 17 vjeç, por mosha shumë e re nuk e ka penguar të kalojë në finalen e EURO 2024 si protagonist në radhët e Spanjës së tij.

Në një prononcim të bërë së fundi për mediet, futbollisti më i ri që ka shënuar në historinë e Europianit, deklaroi se është shumë i lumtur që kaluan në finale, ndërsa shtoi se EURO 2020 e ka ndjekur në një qendër tregtare.

“Jam shumë i lumtur me fitoren dhe me arritjen në finale. Nuk e di nëse ishte goli më i mirë i të gjithë kompeticionit, por për mua ishte më i veçanti sepse ishte goli im i parë me kombëtaren në EURO. Në ndeshjen ndaj Francës, pas minutës së 60-të, fillova të mendoj se do të arrijmë në finale, por mund të mendoja saktë vetëm pasi arbitri i fryu bilbilit, isha shumë i lumtur, sepse mbaja mend kampionatin e fundit të Europianit e kam ndjekur në një qendër tregtare me miqtë e mi e them gjithmonë dhe jam shumë i lumtur sepse është vërtet një ëndërr”, deklaroi Yamal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA