“Ernest Koliqi, kthehet në shtëpi”, 500 libra të shkrimtarit vendosen në pavionin e veçantë në bibliotekën e Shkodrës

10/07/2024 15:24

“Ernest Koliqi, kthehet në shtëpi”. Me këto fjalë mund të përkufizohet aktiviteti i sotëm i mbajtur në bibliotekën e qytetit të Shkodrës “Marin Barleti” ku rreth 500 tituj nga biblioteka personale Koliqit, janë vendosur në një pavion të veçantë në bibliotekën e Shkodrës.

Kjo nisëm, është realizuar falë bashkëpunimit të Bibliotekës së Shkodrës, Bashkisë dhe Organizatës “Shejzat”.
Për studiiuesin dhe drejtuesin e organizatës “Shejzat”, vendosja e këtyre 500 titujve të librave dhe mbi 300 botimesh të gazetave dhe revistave janë një pasuri e çmuar që i vjen Shkodrës.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së sallës “Ernest Koliqi” në bibliotekësn e Shkodrës ka qënë edhe Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, së bashku me Ministren e Shtetit Elisa Spiropali.

Ernest Koliqi lindi në Shkodër më 20 maj 1903, në familjen e famshme fisnike qytetare të Koliqëve. Mësimet e mesme i kreu në Bergamo e Milano, studimet e larta – në fakultetin e letërsisë pranë Universitetit të Padovës.
Ernest Koliqi botoi disa revista, ndërmjet të cilave “Shkëndija” – në Shqipëri dhe “Shęjzat” në Romë.

Tek Shęjzat ai bashkoi penat më të forta të mërgimtarëve shqiptarë, të arbëreshëve e të shqiptarëve të Kosovës: poetë, prozatorë e studiues të talentuar, që krijuan një pasuri të vërtetë letrare, kulturore e historike, në një kohë kur në Shqipëri kishin heshtur muzat. Ernest Koliqi shkroi e përktheu shumë, në prozë e poezi. Krijime poetike të tij janë “Gjurmët e stinëve”, “Simfonia e shqipeve”, “Kangjellat e Rilindjes” e shumë vjersha, botuar ndër revista të ndryshme.

Si kryevepra të tij poetike njihen “Ditë Shëngjergjash”; “Kova” e “Bijës sime”. Sidoqoftë majat e krijimit i arriti në prozën e mesme, duke i dhuruar letërsisë shqipe përmbledhjet me tregime e novela, ” Tregtar flamujsh” dhe “Hija Maleve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA