VIDEO/ Diogo Costa kthehet në hero, pret tre penallti dhe kualifikon Portugalinë përballë Sllovenisë

01/07/2024 23:44

Portugalia ka mundur me penallti Slloveninë dhe kualifikohet për në çerekfinale.

Sfida nisi me raste nga portugezët, por pa mundur të gjenin golin, teksa sllovenët bënin presion, duke mbajtur rezultatin të paprekur deri në minutën e 90’. Në kohën shtesë, Ronaldo pati shansin e artë për të gjetur golin e parë në këtë Europian me një penallti, por u ndal nga Oblak.

Gjithsesi heroin për Portugalinë e bëri portieri Diogo Costa, i cili priti plot tre penallti radhazi, me portugezët që nuk gabuan asnjë, duke i dhënë kështu kualifikimin.

Kështu Portugalia do të ndeshet me Francën në çerekfinale, ndërsa Sllovenia largohet me kokën lartë nga ky Europian.

REZULTATI:

PORTUGALI 0-0 SLLOVENI (3-0 P)

KOMENTI:

Bernardo Silva godet penalltinë e tretë për Portugalinë. Shënon.

Verbic godet penalltinë e tretë për Slloveninë. Ndalet nga Diogo Costa,

Fernandes godet penalltinë e dytë për Portugalinë. Shënon.

Balkovec godet penalltinë e dytë për Slloveninë. Ndalet nga Diogo Costa.

Ronaldo godet penalltinë e parë për Portugalisë. Shënon

Ilicic godet penalltinë e parë për Slloveninë. Ndalet nga Diogo Costa.

120+1′ Mbyllet koha shtesë!

117′ Dy zëvendësime te Portugalia. Largohet Pepe dhe Cancelo, në vendet e tyre futen Neves dhe Semedo.

115′ Sesko përfiton nga një gabim i Pepes, por tentativa e tij ndalet nga Diogo Costa.

107′ Balkovec shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

106′ Bijol shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

106′ Zëvendësim te Sllovenia. Largohet Elsnik dhe në vendin e tij futet Ilicic.

106′ Nis pjesa e dytë e kohës shtesë!

105+1′ Mbyllet pjesa e parë e kohës shtesë!

105+1′ Trajneri Kek i Sllovenisë ndëshkohet me karton të kuq për protesta.

105′ Ronaldo gabon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

103′ Jota pengohet në zonë dhe gjyaqtri akordon një 11-metërsh.

100′ Stankovic shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

95′ Verbic provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që devijohet dhe shkon jashtë kuadratit.

91′ Nis shtesa e parë!

90+5′ Mbyllen 90 minutat në barazim 0-0!

89′ Ronaldo godet me të majtën brenda zonës, por topi ndalet nga Oblak.

86′ Zëvendësim te Sllovenia. Largohet Stojanovic dhe në vendin e tij futet Verbic.

76′ Zëvendësim te Portugalia. Largohet Leao dhe në vendin e tij futet Conceicao.

74′ Dy zëvendësime te Sllovenia. Largohen Sporar dhe Mlakar, në vendet e tyre futen Celar dhe Stankovic.

72′ Ronaldo tenton me një tjetër predhë nga goditja e dënimit, me topin që shkon mbi kuadrat.

65′ Zëvendësim te Portugalia. Largohet Vitinha dhe në vendin e tij futet Jota.

62′ Sesko avancon mjaft mirë në zonë, por tentativa e tij me të majtën shkon larg kuadratit.

55′ Ronaldo lëshon një predhë nga goditja e dënimit, por topi ndalet nga Oblak.

47′ Bernardo Silva tenton me një gjuajtje me të majtën, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45+3′ Palhinha provon me një gjuajtje nga distanca, e cila shkon jashtë kuadratit.

44′ Sesko provon me një gjuajtje nga distanca, por topi ndalet nga Diogo Costa.

37′ Karnicnik ndalon një top me dorë dhe gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.

34′ Ronaldo provon me një predhë nga goditja e dënimit, me topin që shkon mbi kuadratin e portës.

32′ Drkusic shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Leaos dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

31′ Ronaldo tenton me një gjuajtje me kokë, por Oblak e kontrollon pa probleme me duar.

5′ Ruben Dias godet me të majtën, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

1′ Starton sfida në Frankfurt!

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel