Te Tottenham, çështja Richarlison vazhdon të jetë në rend të ditës. Futbollisti brazilian nuk është përfshirë në listën e futbollistëve për të luajtur në Premier League dhe në ditët e kaluara trajneri i Hotspurs, Roberto De Zerbi ishte i qartë teksa foli për situatën e tij.

‘E di unë se çfarë ka bërë’-kanë qenë fjalët e trajnerit italian në prag të ndeshjes me Liverpool kur konfirmoi lënien jashtë skuadre. Richarlison ka qenë në qendër të zërave të merkatos me brazilianin që u kërkua edhe nga Trabzonspor por që nuk arriti një marrëveshje me klubin turk, ndërkohë që së fundmi ai refuzoi edhe kalimin te Vasco De Gama.

‘Nuk do të luante edhe nëse do të ishte në dispozicion, as në Carabao Cup-tha De Zerbi-Richarlison, ju tashmë dini gjithçka dhe asgjë nuk do të ndryshojë për Carabao Cup apo Premier League. Situata është njësoj-tha De Zerbi-jam në mes të gjithë kësaj dhe nuk mund të them asgjë sepse nuk është puna ime. Unë mund të përgjigjem për rezultatin dhe lojtarët në skuadër, fazën sulmuese, fazën mbrojtësi, por jo për gjëra të tjera. Ajo që kam bërë në fillim të sezonit ishte diskutimi me të dhe propozimi për rinovimin e kontratës. Ai ths ‘jo, faleminderit’.Këtu mbaroi puna ime. E thashë edhe në konferencën për shtyp. E di unë se çfarë ka ndodhur në këto 45 ditë. Nuk është e drejtë ta shpjegoj unë, nuk është detyra ime. Problemi është mes futbollistit dhe klubit. Jam brenda këtij klubi. Është trajneri dhe klubi së bashku. Në fillim të sezonit fola me të shumë herë për ta bindur që të qëndroj, por ai nuk donte. Unë nuk mund t’i lutem çdo ditë që të qëndrojë’.

Janë këto deklarata që shkaktuan edhe një reagim të futbollistit. Richarliston iu drejtua rrjeteve sociale dhe ripostoi fjalët e De Zerbit në llogarinë e tij duke shkruar: ‘Përse?’ dhe tashmë është krijuar ndjesia se kjo histori nuk mbyllet me kaq.

Top Channel