Premier League pranon gabimin: Goli i Haaland ndaj Manchester United nuk duhej të ishte quajtur i rregullt
Edon Zhegrova shkëlqeu me dy gola në humbjen 3-2 të Juventusit ndaj Sassuolos, por paraqitja e sulmuesit të Kosovës nuk e ka bindur plotësisht trajnerin Luciano Spalletti.
Pavarësisht vlerësimeve për performancën e tij, tekniku italian e kritikoi Zhegrovën për mënyrën se si menaxhon topin dhe për një rast konkret kur nuk i pasoi Kolo Muanit.
“Zhegrova e ka këtë kualitet. Bëhet i pandalshëm dhe i paparashikueshëm kur krijon ato situata një kundër një në hapësira të ngushta.
Ndonjëherë e mban shumë topin. Sot nuk e kompletoi një pasim te Kalulu, i cili mund të shkonte deri te porta.
Pastaj ndoshta e humb një top të lehtë dhe nuk bën atë që duhej të bënte për ta rifituar, por nëse luan një futboll sulmues, Zhegrova është lojtar i jashtëzakonshëm”, deklaroi ai.
Top Channel