Neymar zbret në Times Square në New York i veshur si “rosak”, por rosak Louis Vuitton, që kushton 4500 stërlina
Juventus vendos të mos presë më Adrien Rabiot, por të lëvizë “gurët” në merkato për të siguruar një mesfushor me cilësi.
Fjala është për Kephren Thuram, djalin e ish-juventinit, Lillian si dhe vëllain e interistit, Marcus Thuram. Mesfushori është pjesë e Nice në Ligue 1 dhe ka një kontratë që i skadon në vitin 2025.
Pikërisht, kjo favorizon Juventusin në tratativa teksa francezët nuk mund të bëjnë shumë “presion” pasi në të kundërt mund ta humbasin lojtarin me parametër zero verën e ardhshme. Ky operacion mund të mbyllet për shifrën e 18 milionë eurove plus dy milionë të tjera në formën e bonuseve.
Italianët kanë gati një kontratë pesëvjeçare për Thuram, nga e cila 23-vjeçari mund të përfitojë dy milionë euro në sezon. Kështu, Juventus përgatit një revolucion për mesfushën e sezonit të ardhshëm pasi bardhezinjtë janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes edhe për të transferuar në Torino, Douglas Luiz nga Aston Villa./ Super Sport
Top Channel