12/11 22:43
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë takimit Poloni-Austri në “Olympic Stadium” të Berlinit, e vlefshme për Grupin D.
Një tifoz polak ka rënë nga tribuna gjatë festimeve të një goli të shënuar në këtë takim.
Lartësia e rënies ishte tre metra nga tribuna ku tifozi po qëndronte në pjesën që ndante tribunat me fushën. Ai ishte pandjenja në momentin kur ra, me mjekët që e dërguan menjëherë në spital, me gjendjen e tij që ende nuk dihet.
Shkaku i rënies mbetet i paqartë, por policia e Berlinit ka eliminuar tashmë “përfshirjen e palëve të treta”.
Top Channel