Top Arena/ Redi Jupi për deklaratën e Silvinjos: Njerëzit e panë se çfarë ndodhi, shpresoj që për ndeshjen e nesërme të jemi më racionalë

18/06/2024 23:22

Redi Jupi në Top Arena analizoi deklaratën e Silvinjos për ndeshjen e Kombëtares me Italinë.

Ai tha se shpreson që për ndeshjen e nesërme në orën 15:00 me Kroacinë, të jemi më racionalë.

“Në këtë moment më duket më shumë si të na japë (Silvinjo) një version të tij për ndeshjen e parë, të rikthejë atmosferën. Unë mendoj se njerëzit e dinë shumë mirë se çfarë është bërë në ndeshje, është pak e vështirë që t’i krijosh një perceptim ndryshe se çfarë u pa atë ditë.

Silvinjo shpresoj shumë që të merret me ndeshjen. Nuk di ta them cila është më e vështirë Itali apo Kroacia kështu si erdhën ndeshjet. Shpresoj të jemi racional në ndeshjen e nesërme”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA