Janë rivalët e Kombëtares në Nations League, Finlanda zbulon listën e futbollistëve të thirrur
Toni Kroos, një emër i rëndësishëm i futbollit gjerman nuk i kurseu thumbat ndaj Jamal Musialës, Florian Wirtz dhe Aleksandar Pavlovic teksa foli për listën e parë të lojtarëve të Klopp që trajneri do ta bëjë të ditur këtë të enjte.
Në Podcastin ‘Einfach Mal Luppen’ ku ai është bashkë me vëllain e tij Felix, ish kampioni i botës foli për emrat që mund të jenë pjesë e kësaj liste për ndeshjet e Nations League të ‘Die Mannschaft’. Sfida ishte përmendja e 3 futbollistëve që nuk morën pjesë në Botëror dhe Kroos habiti me përgjigjen e tij që ishte shumë ironike.
‘Po them 3 lojtarë që nuk u dukën në Botërorin 2026; Pavlovic, Wirtz dhe Musiala’-tha Toni Kroos. Në fakt të tre këta lojtarë ishin pjesë e kombëtares gjermane në këtë turne dhe i vëllai Felix i cili e pyeti se në cilin botëror nuk ishin këta lojtarë. ‘Sepse u zhdukën apo jo?’-Toni Kroos iu referua në këtë mënyrë rendimentit të dobët të kësaj tresheje në një kampionat ku Gjermania u eliminua në fazën e 1/16 të finaleve nga Paraguaji
Pas provokimit, Toni Kroos më pas përmendi 3 emrat që i përgjigjen realisht pyetjes së bërë dhe që ai do të pëlqente t’i shihte në listën e parë të Klopp; Tom Bischof dhe Lennart Karl, të dy të Bayernit të Mynihut dhe Saïd El Mala, ylli i FC Köln. Ndërsa Felix Kroos përmendi emrat e Yann Aurel Bisseck, Kevin Schade dhe Grischa Prömel. Gjermania do të luajë në Nations League ndaj Holandës, Greqisë dy herë dhe Serbisë.
Top Channel