Top Arena/ Humbja ndaj Italisë, Ervin Salianji: Tifozët shqiptarë e kanë fituar Europianin. Arritje që Kombëtarja luan në Euro2024

17/06/2024 23:43

I ftuar këtë mbrëmje në Top Arena ishte deputeti i PD Ervin Salianji.

Lidhur me lojën e Shqipërisë me Italinë, dhe humbjen, ai tha se duhet të dimë që kemi luajtur përballë një ekipi që është kampione në fuqi në Europian.

“Ne kemi një keqvendosje, mendojmë se ne jemi Italia dhe se jemi ne kampionët dhe kemi humbur. Shqipëria ka këtë potencial dhe këtë eksperiencë, arritje është që luan aty. Mos harrojmë që Italia është kampione në fuqi e Europës. Se me qejf ne jemi kampionë që në nisje…. për mua tifozët shqiptarë e fituan Europianin”, tha Salianji.

 

Top Channel