Buffon: Çfarë ndërhyrjeje nga Donnarumma! Nëse Manaj shënonte…

16/06/2024 14:40

Rey Manaj pati një mundësi të mirë për të shtangur Italinë në minutën e fundit. Dhe për të evituar humbjen e Shqipërisë në ndeshjen e parë në Euro 2024.

Sulmuesi stopoi dhe kontrolloi në mënyrë të shkëlqyer një top të tillë nga Kristjan Asllani, duke lënë pas Calafiorin me një marrje të bukur.

Ndërkohë që parabola e lehtë u devijua nga Gigio Donnarumma, i cili arriti të shmangte golin që do të barazonte sfidën në 2-2.

Portieri i PSG-së e festoi si i çmendur atë ndërhyrje vendimtare, ndërkohë që u shfaq në ekstazë sapo kryesori gjerman vërshëlleu përfundimin e duelit.

“Gardiani” italian është përgëzuar nga Gigi Buffon, aktualisht shefi i delegacionit të kombëtares italiane në Gjermani 2024.

Janë të shumta pritjet e Donnarummës si ajo ndaj Manajt, madje ka bërë edhe ndërhyrje më të vështira. Ishte një pritje shumë vendimtare.

Sepse nëse Shqipëria do të shënonte nuk do të kishim më kohë dhe hapësira për të reaguar”, u shpreh legjenda e portës italiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA